Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka quajtur të drejt vendimin e Qeverisë së Kosovës për dinarin.
Sipas tij, nuk ka arsye që të shtyhet vendimi për ndalimin e dinarit, duke i dal në mbështetje qeverisë së Kosovës.
“Vendimi për dinarin për mua është e drejt dhe duhet mbështetur. Boll kemi toleruar, dinari duhet hequr”, ka thënë Limaj.
Megjithatë sipas tij, kryeministri Kurti është dashuri t’i informojë paraprakisht miqtë ndërkombëtarë për vendimin për tërheqjen e dinarit nga tregu i Kosovës.