Krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe vazhdon të nxit debat të madh në vendin tonë.
Duke folur për këtë temë, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se drafit aktuali për Asocacionin është i dëmshëm dhe si i tillë nuk do ta marrë kurrë miratimin e tij.
“Një draft i tillë, s’do ta ketë kurrë miratimin tim”, ka thënë Limaj.
Sipas tij, ky draft për Asocacionin do të sillte konflikt në vend.
“Ne duhet t’iu tregojmë miqve tanë se ai draft-status nuk normalizon marrëdhëniet, por hap konflikte të reja. Është konflikt i hapur dhe i përhershëm mes dy popujve”, ka thënë Limaj.
Ai ka treguar se si Qeveria mund ta tejkalojë këtë situatë.