Dreshaj thotë se vizita e Haradinajt në ShBA ishte e nivelit më të lartë se ajo e Kurtit

Aktuale

Dreshaj thotë se vizita e Haradinajt në ShBA ishte e nivelit më të lartë se ajo e Kurtit

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 00:54
Shemsedin Dresha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, po vlerëson se vizita e kreut të kësaj partie në ShBA, ka qenë e nivelit më të lartë se ajo e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Madje, ai thotë se nuk e di së me kë u taku Kurti në ShBA, në një vizitë të cilin e kishte zhvilluar në vitin 2022, e që zgjati afër 20 ditë.

"Ramush Haradinaj, kishte pritje nga ma të lartat në ShBA. Unë se di Albini kë e ka vizituar me falni, numëromëni, unë se di më kë u takua”, ka thënë ai.

Haradinaj ka qenë për vizitë në ShBA, ku përveç pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit, ka zhvilluar takime me senator e kongresist amerikan.

I pyetur nëse kjo vizitë lidhet me ndonjë zhvillim të ri sa i përket qeverisjes, ai ka thënë se AAK nuk i ikë përgjegjësi, kur është në pyetje interesi i vendit.

“Kemi marrë përgjegjësi më shumë se që na kanë taku , edhe nesër nëse është nevoja Aleanca do të marrë përgjegjësi pavarësisht sa na voton qytetari”, tha ai.

E për zgjedhjet e ardhshme nacionale ai ka thënë se kjo parti bashkë me Nismën dhe partitë tjera që pritet ti bashkohen koalicionit pretendojnë të dalin të para dhe ta udhëheqin vendin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat