Hovenier takon politikanë serbë opozitarë nga veriu

Aktuale

Hovenier takon politikanë serbë opozitarë nga veriu

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 07:00
Foto nga takimi

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, është takuar me një numër politikanësh serbë të pjesës veriore të Kosovës si Aleksandar Arsenijeviq i “Demokracisë Serbe”, Aleksandar Jabllanoviq nga “Partia e serbëve të Kosovës”.

Arsenijeviq në një postim në Facebook ka shkruar se kanë gjetur “mirëkuptim nga ShBA” dhe se kanë njoftuar për propozimin e tyre që pagesat nga Thesari i Serbisë që kryhen te komuniteti serb në Kosovë të bëhen përmes Bashkimit Evropian.

“Ne përcollëm një mesazh të fortë se kur stomaku është i uritur, nuk ka asnjë argument që mund ta kënaqë atë uri.

Ne kemi gjetur mirëkuptim nga administrata amerikane në Kosovë”, ka shkruar Arsenijeviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat