Haradinaj-Stublla për Listën Serbe: Kjo organizatë kriminale rikthehet në Kuvend e papenguar ligjërisht e politikisht

Aktuale

Haradinaj-Stublla për Listën Serbe: Kjo organizatë kriminale rikthehet në Kuvend e papenguar ligjërisht e politikisht

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 11:11
Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pasi deputetët e Listës Serbe shkuan në Kuvendin e Kosovës për të vazhduar mandatet e tyre.

Haradinaj ka thënë se kjo gjë është rezultat i mungesës së aktakuzës ndaj Millan Radojçiqit dhe financimit të Listës Serbe me 360 mijë euro.

Shkrimi i saj:

ORGANIZATA KRIMINALE ‘LISTA SERBE’ MBETET E PAPENGUAR LIGJËRISHT DHE E PASFIDUAR POLITIKISHT!

Mungesa e aktakuzës për (tani-ish) nënkryetarin e organizatës kriminale ‘Lista serbe’ Millan Radojçiq, dhe vazhdimi i financimit të shtetit të Kosovës me 360 mijë euro për këtë organizatë përmes së cilës Serbia planifikoi e ekzekutoi agresionin terrorist në Banjskë (ku mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku) - mundësoi që kjo organizatë kriminale të rikthehet në Kuvendin e Kosovës sot e papenguar ligjërisht dhe e pasfiduar politikisht!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat