Rizvanolli refuzon t’i përgjigjet deputetit të PDK’së: Nuk do t’ju përgjigjemi derisa t’i votoni marrëveshjet ndërkombëtare

Aktuale

Rizvanolli refuzon t’i përgjigjet deputetit të PDK’së: Nuk do t’ju përgjigjemi derisa t’i votoni marrëveshjet ndërkombëtare

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 12:36
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes parlamentare të deputetit të PDK’së, Ferat Shalës.

Shala e pyeti Rizvanollin lidhur me operimin e ndërmarrjes “Trepça”, investimet kapitale e proceset që ka kaluar kjo ndërmarrje.

Rizvanolli tha se e ka përgjigjen për këtë pyetje, por se nuk do të përgjigjen si Qeveri në pyetjet e deputetëve të PDK’së derisa kjo parti t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Ju faleminderit për pyetjen z.Shala. Unë e kam përgjigjen në pyetjen tuaj, është pyetje që po pret qe disa muaj, mirëpo siç e dini është qëndrim i Qeverisë që përderisa PDK’ja nuk voton marrëveshjen ndërkombëtare, ne nuk do të përgjigjemi në pyetjet tuaja”, ka thënë Rizvanolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat