Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se pas 25 muaj zvarritjtje për punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, u njoftua sot se këto punime do të përfundojnë brenda 12 muajve.
Në postimin në Facebook, Krasniqi e LDK-së thotë se efikasiteti i dobët i kësaj Qeverie ka zvarritur këto punime me arsyetime koti, e që siç thotë ajo bëhet fjalë për 10 kilometra asfalt.
Postimi i plotë:
Pas disa përpjekesh për manipulim me qytetarët rreth stagnimit të punimeve në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, herë me arsyetimin e hapjes së tenderëve e herë me procedura tjera që në total parashihnin një përiudh prej 25 muajsh.
Sot paska dal në konferencë zv/ministri Durmishi për të njoftuar se brenda vitit do të përfundojnë punimet (12 muaj) –
Merreni me mend efikasitetin e këtyre njerëzve që nga viti i kaluar kanë zvarritur punimet me arsyetime koti, kinse procedura të tenderimit, ndërkohë bëhet fjalë për shtrimin e më pak se 10km asfalt.