​Gashi: Banjska ka treguar se qeveria serbe ndihmoi, orkestroi dhe financoi sulmin në Kosovë

Aktuale

​Gashi: Banjska ka treguar se qeveria serbe ndihmoi, orkestroi dhe financoi sulmin në Kosovë

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 18:25
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka deklaruar se kanë paralajmëruar partnerët dhe miqtë e Kosovës për kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia dhe armatosjen e vazhdueshme të paligjshëm të grupeve kriminale që në shumë mënyra janë të lidhura me Serbinë.

Gashi i bëri këto komente gjatë vizitës që i bën Ministrisë së Jashtme, përfaqësues të agjencive të lajmeve nga Evropa dhe bota, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të konferencës ndërkombëtare "Kufijtë e Lirisë së Fjalës".

Gashi: Demokracitë nuk do të ecin përpara pa median e lirë

“Faleminderit KosovaPress-it për bashkimin e të gjitha agjencive në Kosovë, urime në radhë të parë për përvjetorin tuaj por edhe për bashkimin e kolegëve tuaj për të ndarë idetë dhe mendimet por edhe për të parë se si do të ecim përpara ... demokracitë nuk do të ecin përpara pa median e lirë, lirinë e medias, por edhe elementin e shtypit të saj, prandaj për ne si vend ka qenë gjithmonë një prioritet kyç të kemi pluralitet në demokracinë tonë, por edhe të mbështesim shtypin dhe median e lirë. Në këtë aspekt dua të tërheq vëmendjen për atë se çfarë përfaqëson Kosova dhe si jemi përmirësuar në proceset demokratike, sepse siç e shihni, arsyeja jonë do të thoni se në shumë mënyra vendi ynë është një fener shprese në aspektin e treguesve demokratikë, dhe nuk e them këtë thjesht si përfaqësuese e një qeverie, por edhe kjo shkon në meritë të numrit të indekseve që kanë treguar se ku jemi si vend. Nëse shikoni Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, ne kemi lëvizur për 20 vende brenda atij indeksi. Nëse doni të shikoni Reporterët pa Kufij, indeksin e lirisë së medias, ne kemi lëvizur për 22 vende”, tha ajo, duke shtuar se në projeksionet për sundimin e ligjit dhe indeksin e shtetit të së drejtës në 2021 dhe 2022, Kosova ishte e dyta në botë për përmirësimin më të madh të shtetit të së drejtës.

Ajo u ndal edhe te situata aktuale, ku tha se Kosova është përballur me përpjekje të shumta për destabilizim në veri të vendit më 24 shtator.

Gashi: Serbia ndihmoi, orkestroi dhe financoi sulmin në Kosovë

“Ne i kemi paralajmëruar partnerët dhe miqtë tanë për kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia dhe armatimin e vazhdueshëm të paligjshëm të grupeve kriminale që në shumë mënyra janë të lidhura me Serbinë, këtu Banjska ka treguar se qeveria serbe jo vetëm që ishte e lidhur drejtpërdrejt, por ajo ndihmoi, orkestroi dhe financoi sulmin në Kosovë”, tha ajo.

Sipas saj, Kosova ka ofruar paketën më të madhe të mbështetjes ekonomike në rajon, për sa i përket përqindjes për PBB-në.

Gashi: Ideja është që të ndihmojmë qytetarët për të kapërcyer inflacionin

“Ideja është që të ndihmojmë qytetarët për të kapërcyer inflacionin por edhe për të nxitur krizën energjetike duke e bërë këtë në dimrin e vitit 2022, ne faktikisht ofruam subvencione për qytetarët në mënyrë që të sigurohemi që rritja e kostos së energjisë nuk do të ndikonte familjet në Kosovë”, tha ajo, duke shtuar se Kosova ka lulëzuar si një Republikë e re dhe kemi ardhur në një pikë ku duam të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë.

KosovaPress sot ishte nikoqire e konferencës ndërkombëtare "Kufijtë e Lirisë së Fjalës", ku kanë marrëpjesë më shumë se 20 agjenci botërore të lajmeve nga Evropa dhe bota.

Paneli i parë është fokusuar në sfidat bashkëkohore me të cilat përballen agjencitë e lajmeve dhe mediat në këtë periudhë të ndryshimeve të mëdha globale.Ky panel është drejtuar nga Branka Gabriela Vojvodic nga Agjencia e Lajmeve Kroate HINA dhe përbëhet nga: Alan Marshall - drejtori PA Media Group të Mbretërisë së Bashkuar, Camille Bouissou nga Agjencia Franceze e Lajmeve AFP, Natalia Kostina nga Agjencia Ukrainase e Lajmeve UKRINFORM, Aimilios Perdiakris nga Agjencia Greke e Lajmeve ANA-MPA.

Në panelin e dytë, folës ishin presidenti i Bordit të Prishtina MALL, Fatmir Zymeri, udhëheqësi i Kolegjit UBT, Edmond Hajrizi, profesoresha universitare, Besa Luzha, Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Tualant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët kanë paraqitur pikëpamjet rreth mundësisë së krijimit të sinergjive për mbështetje të iniciativave inovative që avancojnë prosperitetin shoqëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat