I dyshuari për përfshirje në rastin e vrasjes së policit Triumf Riza, Ilir Abdullahu, ka mbetur në paraburgim i edhe për dy muaj të tjerë/
Nga Gjykata Themelore në Prishtinë kanë njoftuar se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për vazhdimin e masës së paraburgimit, Departamenti Special ka aprovuar kërkesën dhe i është vazhduar masa e sigurisë.
Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Supreme e kishte refuzuar ankesën e mbrojtësit të Ilir Abdullahut, duke e lënë kështu në paraburgim Abdullahun.
Ndërsa më 16 tetor 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte zëvendësuar Abdullahut masën e paraburgimit me atë të dorëzanisë në vlerën prej 100 mijë euro, kurse Gjykata e Apelit më 3 nëntor e ka kthyer në paraburgim.