Jakaj nga IKD: Kuvendi i Kosovës nuk ka përformuar mirë

Aktuale

Jakaj nga IKD: Kuvendi i Kosovës nuk ka përformuar mirë

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 18:50
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot është mbledhur në dy seanca, ku njëra nga to ishte vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme të 18 janarit, ndërsa tjetra seancë plenare.

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), tha Kuvendi i Kosovës nuk ka përformuar mirë, për shkak se shumë pika po mbesin pa u votuar nga legjislativi kosovar.

Ai tha për RTK së, se ka shumë pika që për dy vite nuk kanë mundur të votohen në Kuvendin e Kosovës. Jakaj përmendur rastin e Gjykatës Kushtetuese, ku rrezikohet të ketë mungesë kuorumi për shkak të mos votimit të nga Kuvendi i Kosovës për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, nuk është demokratike që të kemi kushtëzim nga ana e deputetëve për çështje të caktuar, në këtë rast edhe kushtëzim për përgjigje në pyetjet parlamentare nga ana e deputetëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat