Rusia e akuzon Kosovën për “spastrim etnik” ndaj serbëve

Aktuale

Rusia e akuzon Kosovën për “spastrim etnik” ndaj serbëve

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 22:18
Ilustrim

Përfaqësuesi i Federatës Ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e akuzoi Kosovën se po kryen veprime që përbëjnë “spastrim etnik” që tha se po injorohen nga organizatat për të drejtat e njeriut.

Ai paralajmëroi se në Ballkanin Perëndimor mund të shpërthejë një konflikt i ri, duke e krahasuar situatën e palestinezëve në Rripin e Gazës me serbët që jetojnë në Kosovë.

Ai tha se ndalimi i dinarit “është një hap kriminal dhe ua bën jetën e padurueshme qytetarëve” serbë.

Sipas ambasadorit rus, serbët rrezikojnë të mbesin pa paga, pensione dhe ndihma të tjera që pranojnë nga Serbia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat