Arifi: Kurti doli fitues ndaj Serbisë, por jo ndaj ShBA-së

Aktuale

Arifi: Kurti doli fitues ndaj Serbisë, por jo ndaj ShBA-së

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 23:35
Dritëro Arifi

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka komentuar seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit që është duke u mbajtur ende e ku po diskutohet për zhvillimet e fundit politike në Kosovës.

Arifi tha se në këtë mbledhje fitues ndaj Serbisë ka dalë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por që i njëjti s’ka dalë ndaj ShBA-së.

“Kurti doli fitues ndaj Serbisë, por jo ndaj ShBA-së. ShBA-ja publikisht e qortuan vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe kërkuan që të pezullohet. Ishte një fjalim i definuar qartë, pra pa dorëza diplomatike. Është një goditje për Qeverinë Kurti në këtë aspekt, sepse po flasim për takimin e Këshillit të Sigurimit dhe kur ShBA kërkon një gjë të tillë tashmë imagjinoje edhe vendet që nuk e kanë njohur Kosovën se si e shohin këtë vendim”, tha ai.

Tutje ai tha se politikat sado që duken të vogla për Kosovën ato mund të kenë reflektim të madh te partnerët ndërkombëtarë.

“Shpresoj që e kanë kuptuar mësimin që politikat sado që i duken lokale dhe populiste në Kosovë mund të kenë reflektim te partnerët tanë dhe te politika globale. Prandaj, Kosova është vend i veçantë, kjo nuk është për së koti”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat