Gjatë natës së sotme është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Seanc kjo e cila është thirrur me kërkesa nga Serbia ku do të diskutohet rreth çështjes së dinarit.
Për këtë çështje një debat i ashpër ka ndodhur në mes deputetit të LVV-së Arbër Rexhaj dhe komentatorit politik Halil Matoshi.
Rexhaj ka kundërshtuar Matoshin pasi që ai është shprehur se Kosova në Këshillin e Sigurimit ndodhet në bankën e zezë, me këtë nuk është pajtuar Rexhaj duke e quajtur si akuzë të rëndë e thënë nga Matoshi.
“Pat akuza shumë të rënda nga Matoshi sepse e dëgjova krejt bisedimin e tij, e para une mendoj që nëse ne thirremi se në këtë lloj mbledhje shume shtete armike kanë ndalur këtë mbledhje por nuk e ka ndalur Kosova është e rëndë, e dyta u tha ktu që karrika ku është vendosur Albin Kurti është karrikë e zezë mendoj që kjo është akuza ma e rëndë shkaku i repsektit që kam për Matoshin dhe kaluaren e tij unë po përmbahem”, ka thënë Rexhaj.