Veprimi që nuk e pamë: Ky zyrtar për disa sekonda ia shkund dorën Kurtit, duke e uruar për paraqitjen

Aktuale

Veprimi që nuk e pamë: Ky zyrtar për disa sekonda ia shkund dorën Kurtit, duke e uruar për paraqitjen

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 10:59
Mbledhja e OKB-së

Paraqitja e kryeministrit Abin Kurti në Këshill të Sigurimit është komentuar në mënyra të ndryshme në Kosovë. Opozita e ka kritikuar, ndërsa pushteti e ka lavdëruar.

Ende nuk dihet se çfarë mesazhe apo urime ka marrë i pari i qeverisë për këtë paraqitje.

Por, ajo që dihet është se i pari që e ka uruar Kurtin për paraqitjen e tij është Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka.

Reka, i cili gjatë gjithë mbledhjes ka qëndruar prapa kryeministrit, me të përfunduar mbledhja ia ka zgjatuar dorën shefit të qeverisë kosovare.

Derisa përfaqësuesit e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit largoheshin nga mbledhja, ai për disa sekonda ia shkund dorën kryeministrit Kurti, duke e uruar për fjalimin.

Këtë veprim nuk e kanë bërë përfaqësuesit tjerë të delegacionit të Kosovës që ishin prezent në mbledhje. Kështu nuk ka vepruar as kryediplomatja Donika Gërvalla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat