Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një status në rrjetin social “X”, ku ka folur rreth zhvillimeve në Këshill të Sigurimit të OKB-së.
Zulfaj ka shkruar se Kurti për të katërtën herë i kërkoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Zulfajt, Serbia nuk dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.
PM @albinkurti asked for the FOURTH TIME to sign the Agreement between Kosova and Serbia on normalization of relations reached in Brussels. Now at the United Nations Security Council.
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) February 8, 2024
Here is the chronology:
1. 27 February, 2023 in Brussels, Belgium 🇧🇪.
2. 18 March, 2023 in…
“Kryeministri Albin Kurti kërkoi për herë të katërt nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve të arritur në Bruksel. Tani në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Këtu është kronologjia:
1. 27 shkurt 2023 në Bruksel, Belgjikë 🇧🇪.
2. 18 Mars, 2023 në Ohër, Maqedonia e Veriut 🇲🇰.
3. 26 tetor, 2023 në Bruksel, Belgjikë 🇧🇪.
4. 08 shkurt 2024 në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Serbia nuk dëshiron normalizim.” – shkroi ai.