Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka bërë me dije se në mbledhjen e mbrëmshme të këshillit të Sigurimit të OKB-së Kosova ka marrë disa shuplaka diplomatike.
Duke e komentuar këtë mbledhje, Kryeziu ka vlerësuar se këto shuplaka kryeministri Albin Kurti i ka marrë nga aleatët e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se kryeministri Kurti po mendon për vota e jo për interesa shtetërore.
“Qeveria e cila çdo veprim, përfshirë atë shtetëror dhe diplomatik, e ka të ndërtuar mbi përfitimin politik dhe fuqizimin e radhëve të partizanëve, është mëse e dëmshme për interesin kombëtar. Kosova sot po merr disa shuplaka diplomatike nga partnerët e saj ndërkombëtarë dhe shtetet demokratike, në Këshillin e Sigurimit”, ka shkruar ai.