Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj paraqitjes së mbrëmshme të kryeministri Albin Kurti në Këshillin e Sigurimit.
Ajo ka thënë se ky takim është alarmi i fundit nga aleatët për politiken e kryeministrit Kurti.
Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu-Shoshi ka thumbuar edhe kryediplomaten Donika Gërvalla.
“Takimi i KS të OKB-së është alarmi i fundit nga aleatët tanë për politikën e Albin Kurtit! Në një mbledhje ku dikur përfaqësuesit e fuqive botërore njëzëri kanë qenë në favor të politikës së Kosovës mbrëm njëzëri ishin kundër! Këtë dëm të cilin e ka vetëshkaktuar Albini me veprime e vendime populliste nuk na shërben, pavarësisht të drejtës që kemi! Nejse, edhe Donika paska pas rol të rëndësishëm!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.