Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se se për herë të parë Kosova u fut me një thes me Serbinë.
Mustafa këto deklarata i ka bërë teksa ka komentuat seancën e djeshme të Këshillit të Sigurimit në OKB, ku Kosova mori kritika nga aleatët perëndimorë.
Mustafa tregon pikat në të cilat u kritikua Kosova, dhe siç thotë ai se askush nuk i përkrahi qëndrimet dhe sjelljet e ngatrrestarëve.
“Në Nju Jork mund të veçohen tre qëndrime të qarta të aleatëve të deritanishëm. U kritikua fort mënyra sesi Kosova ka vepruar në heqjen e dinarit serb; u kritikua ashpër Serbia për veprimet paramilitare në Banjske dhe u tha qartë nga SHBA se KS i OKB nuk është vendi që Kosova dhe Serbia i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre, por është BE. Askush nuk përkrahi qëndrimet dhe sjelljet e ngatërrestarëve!”, potencoi Mustafa.
“Ne mund të themi çfarë të duam, por me rëndësi është çfarë thanë aleatët tanë: SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Ata për herë të parë na futën në një thes me Serbinë. Gabojmë nëse këto i kuptojmë vetëm si deklarata!”, përfundoi Mustafa.