Cilësia e arsimit në kryeqytet është fokusi i drejtoreshës së këtij dikasteri në kryeqytet.
Këtë e ka thënë vetë Jehona Lushaku-Sadriu.
“Mendoj që fokusi është në fushën e arsimit sepse me atë synim kam ardh, pra ndikimi në fushën e arsimit dhe të shoh edhe kulturën dhe rininë meqë lidhet me aktivitete të tjera”, ka deklaruar ajo.
“Mendoj ta ushtroj ndikimin tim sa kam mundësi”.
Nënkryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, ka thënë se funksionin e saj të ri në Prishtinë do ta ushtrojë pa paragjykime partiake dhe politike.
“Dua që njerëzit ta japin maksimumin që të kemi performancë dhe rezultate më të mira”.