Analisti Afrim Kasolli ka thënë se që nga dje është fokusuar në dy teza në lidhje me dinarin dhe sipas tij është kopjuar nga zyrtaret e PDK-së.
Kasolli ka thënë se tema e parë është se “Kurti i bëri bashkë Perëndimin dhe Lindjen në raport me Kosovë” dhe sipas tij kjo është përdorur në mënyrë identike nga deputeti Ever Hoxhaj.
Ndërsa sipas tij e dyta është se “Kurti ia doli që çështjen e dinarit ta barazojë me agresionin në Banjskë” dhe sipas tij e njëjta është përdorur nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitakut.
“Që nga dje jam fokusuar në dy teza kryesore për zhvillimin rreth dinarit. E para se si Kurti i beri "bashkë" Perëndimin dhe Lindjen në raport me Kosovën dhe e dyta se si "Kurti ia doli që çështjen e dinarit ta barazojë me agresionin në Banjskë". Të dyja këto qenkan përdorur pas meje gati në mënyrë identike nga zyrtarë të lartë të PDK-së. E para nga Enver Hoxhaj dhe e dyta nga Vlora Citaku. Rastësi apo plagjiaturë vlerësoni vete.” – ka shkruar Kasolli.