Kryetari i Këshillit të Mediave të Shkruara, Imer Mushkolaj, është shprehur i shqetësuar me presionin që deputetët e VV-së kanë bërë dje ndaj anëtarëve të Këshillit të Pavarur të Mediave në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka bërë me dije se presioni i deputetëve të VV-së ndaj anëtarëve të KPM-së ka qenë brutal.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mushkolaj ka shkruar se një veprim i tillë është ndërhyrje e rrezikshme politike në punën e një institucioni të pavarur.
“Presion brutal i deputetëve të VV'së mbi anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) dhe ndërhyrje e rrezikshme politike në punën e një insitucioni të pavarur kushtetues”, ka shkruar Mushkolaj.