Hamiti: Kurti u desht të vinte në pushtet për t’i jetësuar ato që i kundërshtonte me dhunë

Aktuale

Hamiti: Kurti u desht të vinte në pushtet për t’i jetësuar ato që i kundërshtonte me dhunë

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 21:26
Anëtari I Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti

Anëtari I Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për dialogun me Serbinë.

Hamiti tha se Kurtit i është dashur që të vie në pushtet për t’i jetësuar ato që dikur i kundërshtronin me dhunë.

“Bisedat me Serbinë 17 vjet më vonë po i bën Albin Kurti i Vetëvendosjes.  Kurti është kryeministër i Republikës së Kosovës, që e ka Pakon e Ahtisarit të mishëruar në Kushtetutë. Së voni Albin Kurti i ka bërë lavde Ahtisarit, që dikur e shanin.

Entitetin territorial serb, autonominë politike-territoriale serbe në Kosovë, e ka pranuar Albin Kurti i Vetëvendosjes.  Ndryshim qëndrimi për 180 shkallë. Duhej të vinin në pushtet Albin Kurti dhe Vetëvendosje për t’i jetësuar ato që i kundërshtonin me dhunë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat