Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka thënë se BQK-ja nuk e ka shtyrë afatin e zbatimit të Rregullores e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.
Ai në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se BQK-ja nuk ka dhënë as afat shtesë e as nuk e ka ndryshuar Rregulloren e saj.
“Me lejoni t’ju informoj se BQK nuk ka shtyre afatin e zbatimit te rregullores, as nuk ka dhene afat shtese, as nuk ka ndryshuar rregulloren e saj.Plani qe kemi publikuar vetem lehteson efektet e saj tek komuniteti serb, perkatesisht mundeson rritjen e qasjes në financa dhe sherbime financiare”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar veprimet e planifikuara për këtë qëllim do të ndërmerren nga BQK-ja.
“Veprimet e planifikuara per kete qellim do te ndermerren nga BQK dhe institucionet financiare cdo dite brenda 3 muajsh, por nuk eshte dhene asnje afat shtese dhe rregullorja eshte në fuqi nga data 1 shkurt”, shtoi më tej ai.