Kuçi: Në krye të protestës ishte Lista Serbe, e nga Lista Serbe doli edhe Radoiçiqi

Aktuale

Kuçi: Në krye të protestës ishte Lista Serbe, e nga Lista Serbe doli edhe Radoiçiqi

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 07:24
Gurakuç Kuçi

Në Mitrovicën e Veriut, gjatë së hënës u mbajt një protestë e thirrur nga qytetarët serbë.

Kjo formë u zgjodh nga ata për ta shprehur pakënaqësinë e tyre, rreth rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila e njeh Euron si valutë të vetme për pagesa.

Me këtë rast, Gurakuç Kuçi, nga Instituti Octopus tha në Edicionin Special se në krye të kësaj proteste qëndroi Lista Serbe.

“Ne e dimë se nga Lista Serbe kanë dalur plot grupacione të cilat veprojnë në mënyrë ilegale, të shpallura terroriste. Nga Lista Serbe ka dalur edhe Radoiçiqi, i cili ishte në krye të sulmit në Banjskë. Dihet se qëllimi i kësaj proteste është pjesë e luftës hibride që ndodh në Kosovë, dhe të gjejnë sa më shumë mënyra që ta destabilizojnë gjendjen”, tha Kuçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat