Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard.
Pas takimit, përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se me ministrin Hummelgaard kanë biseduar për sundimin e ligjit.
“Gjatë takimit që zhvillova me ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, z. Peter Hummelgaard, folëm për zhvillimet politike në vend dhe çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka vlerëzuar rolin e Danimarkës në rrugën e shtetndërtimit të Kosovës dhe ka kërkuar thellim e zgjerim të partneritetit mes dy vendeve.
“Ministrin Hummelgaard e falënderova për rolin konstruktiv të Danimarkës, e cila gjithmonë ka qenë mbështetëse e fuqishme e vendit tonë në proceset euroatlantike dhe në proceset e tjera shtetndërtuese”.
“Gjithashtu, kërkova që partneriteti mes dy vendeve tona i krijuar prej vitesh, të thellohet e zgjerohet në çështje të rëndësishme që kemi përpara”, është shprehur Haradinaj.