Kraki vjen me një “parashikim tragjik” për Kosovën: Ja çka ndodhë nëse fiton Trumpi!

Aktuale

Kraki vjen me një “parashikim tragjik” për Kosovën: Ja çka ndodhë nëse fiton Trumpi!

Nga: A.M. Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 14:57
Profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki

Profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki ka komentuar zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe ndikimin e tyre në Kosovë dhe rajon.

Së pari, ai tha se do ishte sulm i madh për demokracinë nëse Trump do i fitonte zgjedhjet në Amerikë.

Kraki bëri një parashikim tragjik nëse “Amerika e tradhton Amerikën” dhe zgjedh Trumpin.

Sipas tij, kjo do ishte rrezik jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë botën.

“Cikli donaldian i politikës së çrregullt botërore gati sa nuk e ktheu Kosovën nën Serbi me ndihmën e plot argatëve shqipfolës, jugonostalgjikë të rritur me foton e Titos në dhoma gjumi e tjerë oligarkë mediatikë në rolin e zagarëve që lehnin në emër të bandave dhe u gëzoheshin fitoreve të Serbisë.

Tash në vitin 2024 parashikimi im është edhe më tragjik nëse Amerika e tradhton Amerikën duke e votu njeriun më të rrezikshëm për veten e saj dhe për botën. Po, bindja ime e thellë është se nëse Donald Trump rikthehet në Zyren Ovale, lufta Evropë-Rusi do jetë opsioni më real që nga viti 1945. Thash lufta Evropë-Rusi sepse NATO do ekzistojë veç në letër me Donaldin në krye të saj. Deklaratat e tij skandaloze në te cilat ai e sheh Rusinë si mjet presioni mbi aleatët që këta të fundit të paguajnë më shumë, janë sinjale të qarta se me Donaldin, Amerika dhe Evropa do ndahen brutalisht”, shkroi ndër të tjera ai, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Në vitin 2016, shumë muaj para zgjedhjeve në Amerikë, pata thënë se fitorja e Donald Trump atje do t’ishte sulmi më i madh ndaj demokracisë prej Athinës antike deri sot.

Donaldi fitoi, bota u çrregullua ende pa u kry mandati i tij. Mandat që ai deshi ta vazhdonte dhunshëm me grusht shteti duke e sulmu Kongresin me turma injorantësh komplotistë, racistë e ksenofobë.

Cikli donaldian i politikës së çrregullt botërore gati sa nuk e ktheu Kosovën nën Serbi me ndihmën e plot argatëve shqipfolës, jugonostalgjikë të rritur me foton e Titos në dhoma gjumi e tjerë oligarkë mediatikë në rolin e zagarëve që lehnin në emër të bandave dhe u gëzoheshin fitoreve të Serbisë.

Tash në vitin 2024 parashikimi im është edhe më tragjik nëse Amerika e tradhton Amerikën duke e votu njeriun më të rrezikshëm për veten e saj dhe për botën. Po, bindja ime e thellë është se nëse Donald Trump rikthehet në Zyren Ovale, lufta Evropë-Rusi do jetë opsioni më real që nga viti 1945. Thash lufta Evropë-Rusi sepse NATO do ekzistojë veç në letër me Donaldin në krye të saj. Deklaratat e tij skandaloze në te cilat ai e sheh Rusinë si mjet presioni mbi aleatët që këta të fundit të paguajnë më shumë, janë sinjale të qarta se me Donaldin, Amerika dhe Evropa do ndahen brutalisht.

Ndërkohë, në zonën e Ballkanit dhe në Kosovë, jargitjet e argatëve grenellian do intensifikohen bashkë me lutjet e tyre për rikthimin e Donaldit dhe rikthimin e bandave në pushtet pa të cilat jeta tyre s’ka kuptim.

Që të limitohen tragjeditë, administrata e tashme amerikane duhet ta marrë seriozisht temën e Ballkanit dhe të Kosovës. Blinken dhe Biden duhet ta detyrojnë Serbinë të heq dorë nga pretendimi i saj mbi Kosovën, ta hapin derën e NATO-s për Kosovën dhe t‘i bëjnë presion (duke ia rikujtu versionin Trump) Evropës për integrim të shpejt në bllok të Ballkanit Perëndimor, me ose pa Serbinë.

Nga ana tjetër, Kosova duhet ta përshpejtojë secilën përpjekje për forcim e pranim të shtetësisë së saj në mënyrë që ajo të jetë e pathyeshme kur komitat e grenenllave ta sulmojnë nga janari 2025 (nëse ndodhe aksidenti Trump).

Zoti e shpëtoftë Amerikën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat