Eksperti i kriminalistikës, Mensut Ademi, ka thënë se Serbia po tenton që në veri të Kosovës ta luajë viktimën dhe si e tillë të paraqitet para faktorit ndërkombëtar.
Ai tha se serbët në veri po tentojnë që përmes provokimeve ndaj Policisë së Kosovës, të rriten tensionet në atë pjesë të vendit.
Ademi tha se Policia e Kosovës, e ka për detyrë të veprojë sipas rregullave që ia cakton ligji.
“Përdorimi i dhunës në këtë rast ndryshon sepse ata po përdorin metoda të një ndërhyrje civile ndaj institucioneve të armatosura, ata duan ta luajnë viktimën, të dalin para ndërkombëtarëve si viktima dhe Kosova është agresori. Po mundohen ta kopjojnë aktivitetet dhe strategjinë e viteve 80 dhe 90-ta kur kemi arritë të bëhemi shtet, por me të vërtetë Serbia atëherë ka qenë agresori”, tha ai.
Ademi theksoi që përmes veprimeve civile, përmes pjesëtarëve jo të uniformuar Serbia po tenton të kryej akte që i rrisin tensionet.