Komenatatori politik Driton Lajçi ka komentuar deklaratën e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit James O’Briene i cili ka thënë se nëse s’trajtohemi si partner, atëherë nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere.
Lajçi ka thënë se ‘kërcënimi’ i zyrtarit amerikan nuk ka për target vetëm Qeveria e Kosovës.
“Nuk duhet ta thuash se si target ka vetëm Qeverinë e Kosovës, vetëm kryeministrin e Kosovës, mirëpo duhet ta shohim si një pjesë e njëfarë mozaiku të tërë ku pjesë e kësaj është edhe Qeveria e Kosovës”, ka thënë Lajçi.
Sipas tij, qëndrimi i zyrtarit të SHBA-ve është në vazhdën e qëndrimeve që i bëjnë në raport me qeverinë karshi me dialogun.
“SHBA dhe aleatët e saj e shohin gjeopolitikën dhe Kosovën si pjesë e atyre zhvillimeve. Sigurisht se zyrtarët amerikan kur e përmendin rastin e Kosovës e kanë parasysh aty edhe Ballkanin edhe luftën Rusi- Ukrainë, pastaj edhe konfliktin izraelito-palestinez edhe krizat e tjera. Sigurisht se ata nuk janë të interesuar që në agjendën e tyre të hyjë edhe Kosova”, është shprehur Lajçi.