Ndërtimi i tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, Qeveria miraton Projektligjin që parasheh ndarjen e kostove ndërmjet palëve

Aktuale

Ndërtimi i tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, Qeveria miraton Projektligjin që parasheh ndarjen e kostove ndërmjet palëve

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 11:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme Projektligjin për Ratitfikimin e “Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në Rrugën Tetovë-Prizren.

Gjatë prezantimit të këtij Projektligji, Kryeministri Albin Kurti tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i procedurave dhe ndarjeve të kostove ndërmjet palëve për financimin e hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren.

Ndërkohë, Ministri Liburn Aliu tha se më këtë projektligji synohet që të hyjë në fuqi Marrëveshja e Bashkëfinancimit për ndërtimin e tunelit në këtë rruge.

E cila është lidh me datën 12 janar 2024, mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat