Kurti: Më 14 shkurt në Kosovë shënohet edhe dita e dashurisë ndaj Republikës sonë

Aktuale

Kurti: Më 14 shkurt në Kosovë shënohet edhe dita e dashurisë ndaj Republikës sonë

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 11:13
Qeveria e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti në hapjen e mbledhjes së sotme të Qeverisë tha se 14 shkurt – trevjetori i fitores së Vetëvendosjes – është ditë e dashurisë për “vlerat dhe interesit të përbashkët” të qytetarëve të Kosovës.

“14 shkurti është vullneti i këtij populli për të ndërtuar të ardhmen e tij mes popujve e shteteve të tjera të barabarta, të zhvilluara, demokratike e të forta. Kosova e 14 shkurtit sot pas tri vitesh është Republikë më e fortë, më e qëndrueshme, më e sigurt dhe më e mirë për të jetuar.

Në Republikën e Kosovës më 14 shkurt nuk shënohet thjesht vetëm Dita e Dashurisë ndaj njerëzve të dashur, por shënohet edhe dita e dashurisë dhe përkushtimit ndaj Republikës sonë. 14 shkurti për Kosovën është dita e dashurisë ndaj vlerave dhe interesit të përbashkët. Urime 14 shkurti!”.

Kurti gjithashtu numëroi edhe punën e Qeverisë të bërë në këto tri vjet ku përmendi disa fusha, përfshirë edhe menaxhimin në krizat që ndodhën gjatë kësaj periudhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat