Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e një memorandumi të mirëkuptimit.
Nisma lidhet me “njohjen reciproke dhe konvertimin e patentë shoferëve ndërmjet Qeverisë se Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se me anë të kësaj marrëveshjeve synojnë të krijojnë “procedura efektive që qytetarët tanë që jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe të kenë mundësi që patent-shoferin e Republikës së Kosovës ta zëvendësojnë me atë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anasjelltas”.
Të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar votuan unanimisht për miratimin e kësaj nisme.