​Paralajmërimi i O’Brien, deklarohet ministri Murati

Aktuale

​Paralajmërimi i O’Brien, deklarohet ministri Murati

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 12:55
Hekuran Murati

Një ditë pas deklaratave të Ndihmës-sekretarit amerikan të shtetit, James O’Brien se nëse ShBA-të nuk trajtohen si partner, as ata nuk do të trajtojnë Qeverinë e Kosovës si partnere, kanë reaguar zyrtarë qeveritarë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se Kosova është partner i përkushtuar dhe ndanë informata me aleatët.

Ai në konferencë për medie, pas mbledhjes së qeverisë, tha se sa i përket qëllimeve që duan të arrijnë përmes rregullores së BQK-së nuk kanë asnjë dallim me aleatët, por vetëm sa i përket periudhës tranzitore për të njejtën.

"Patjetër se konsultohemi, koordinihemi dhe kemi parasysh të gjitha asepktet. Sa i përket qëllimeve që po duam të arrijmë nuk ka dallime me asnjë prej partnerëve, por sa i përket periudhës tranzitore", tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat