Në pikëkalimin kufitar të Kosovës me Serbinë, është kthyer një automjet i cili bartte një shumë të parave të valutës dinar serb.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i cili tha se personat që bartnin paratë ishin prezantuar si përfaqësues të “Komercijalna Banka”, e cila tashmë është e mbyllur.
“Në pikëkalimin kufitar të Jarinjes janë paraqitur disa persona që pretendojnë se përfaqësojnë Komercijalna Banka, e cila tashmë është mbyllur.
Këta persona janë interesuar për procedurën e lëvizjes së parave të gatshme, të njëjtit janë udhëzuar që të ndjekin njoftimet e BQK-së derisa Dogana e Kosovës poashtu zbaton normat e njëjta ligjore”, ka thënë Stavileci.