Çitaku: Është momenti që presidentja të deklarohet publikisht, a e mbështetë kursin konfrontues të Kurtit?

Aktuale

Çitaku: Është momenti që presidentja të deklarohet publikisht, a e mbështetë kursin konfrontues të Kurtit?

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 15:55
Vlora Çitaku

Nënkryetari i PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se liderët e vendit nuk kanë asnjë koordinim me ShBA-të tashmë është e ditur botërisht.

“Seanca e Këshillit të Sigurimit shpërfaqi në formën më brutale këtë mos-koordinim.  Dhe për çka? Për dinarë e fletushka. 

Ky popull e ky vend, në koordinim me aleatët ka larguar tanket serbe. Është çliruar, është pavarësuar. Është njohur nga mbi 100 shtete”.

“Është momenti i fundit që Presidentja, si bartëse e politikës së jashtme të deklarohet publikisht, a e mbështetë kursin konfrontues të Kurtit, apo mendon ndryshe.  Fol Presidente, kësaj radhe, heshtja nuk është flori”, ka thënë Çitaku. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat