Analisti politik dhe profesori Nexhmedin Spahiu ka reaguar ndaj komunës së Mitrovicës e cila ka stolisur qytetin për festën e Pavarësisë së Kosovës në shtylla me një flamur të Kosovës dhe një të Shqipërisë.
Ai thotë se kjo lloj stolisje i takon Shqipërisë për nder të Pavarësisë së Kosovës, e jo qyteteve të Kosovës për ditën e Pavarësisë, pasi shton se do duhej të ishte vetëm flamuri i Kosovës për 17 shkurt.
Ai këtë e quan poshtërim të Kosovës.
Postimi i plotë:
Për festën e Pavarësisë së Kosovës në Mitrovicë në çdo shtyllë është vendosur një flamur i Kosovës e një i Shqipërisë! Kjo lloj stolisjeje u ka hije qyteteve të Shqipërisë për nder të Pavarësisë së Kosovës po jo qyteteve të Kosovës në ditën e Pavarësisë vetjake, ku do të duhej të ishte vetëm Flamuri i Kosovës. Ky poshtërim i Kosovës vjen si rrjedhojë e vetëdijes së ultë të atdhedashurisë e patriotizmit të rrejshëm.