“Nëse ikë Albini shpinë e shes, shtatoren me vete n’dhomë gjumi” – Mërgimtari nga Podujeva tregon pse e përgatiti shtatoren për kryeministrin

Aktuale

“Nëse ikë Albini shpinë e shes, shtatoren me vete n’dhomë gjumi” – Mërgimtari nga Podujeva tregon pse e përgatiti shtatoren për kryeministrin

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 17:35
Sabahudin Uka

Mërgimtari Sabahudin Uka ka zbuluar sot përmendoren që ia ka përgatitur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Përmendorja u zbulua në fshatin Peran të Podujevës.

Uka ka treguar arsyet pse ka vendosur ta bëjë një gjë të tillë.

“Jetoj në Spanjë, kam sallon të kerreve. E kam bo për vete, vec që e kam idol për veten. Për mu ky ka qenë shpresa ime e fundit për me jetu në Kosovë.

Nëse e len ky [Albin Kurti], ke me pa ka me qitë “shtëpia në shitje” dhe ka me ec prej këtu, pa marrë parasysh sa biznese e sa investim kam bë. Shtatoren e marrë me vete, e shti në dhomë të gjumit edhe e këqyri. Afër 50 mijë euro ka qenë investimi”, ka thënë Sabahudin Uka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat