Avdyli i Guxo: E marrim me shqetësim çdo ftohje me partnerët, por s’mund të ndalet vendosja e shtetësisë

Aktuale

Avdyli i Guxo: E marrim me shqetësim çdo ftohje me partnerët, por s’mund të ndalet vendosja e shtetësisë

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 20:29
Haxhi Avdyli

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien ka deklaruar të martën se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

Lidhur me këtë deklaratë ka dhënë një mendim Haxhi Avdyli, deputet në LVV nga partia, duke thënë se këto deklarata i presin me shqetësim.

Ai ka thënë se çdo ftohje me partnerët ndërkombëtarë e marrin me shqetësim.

Por sipas tij Kosova nuk mund të ndalet në vendosjen e shtetësisë.

Ai shtoi se kupton shqetësime të ndërkombëtarëve lidhur me pakicat, për të cilët kërkojnë që të ndihen mirë gjatë procesit të tranzicionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat