Ashtu edhe siç pritej, eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur t’i dalin në mbrojtje zyrtares së kësaj partie, Dejona Mihali, pasi kjo u përmend sot në Kuvendin e Kosovës.
Arlind Manxhuka, zëdhënës i partisë, ka publikuar videon ku deputetja e PDK-së, Floreta Zejnullahut, në fund të fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës, i drejtohet dikujt nga VV-ja me fjalët “veç mshele ti”.
“Pasi foli për biografinë e Dejona Mihalit, kjo është pjesa më përmbajtësore e fjalës së deputetes në fund.” – ka shkruar ai.
Ndërkohë, Zejnullahu në fjalën e saj përmendi zyrtaren e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, duke thënë se deputetët e partisë në pushtet i nënshtrohen asaj.
“Mua më vjen keq që ju si deputet të pozitës që keni marrë besim nga qytetarët, inënshtroheni diktatit të Dëejona Mihalit, jeni shndërruar në përfaqësues të Dejonës.” – ka thënë Zejnullahu mes tjerash.