Hoti i reagon Bislimit: Historikisht politikanët e dështuar kërcënojnë botën me eskalim

Aktuale

Hoti i reagon Bislimit: Historikisht politikanët e dështuar kërcënojnë botën me eskalim

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 15:43
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për deklaratën e tij së fundi për eskalimin e situatës në Kosovë.

Hoti tha se Kosova kurrë nuk i ka kontribuar ekalimit të situatës, ai tutje shtoi se historikisht politikanët e dështuar kërcënojnë botën demokratike me eskalim të situatës për t’i mbuluar dështime e tyre.

Postimi i tij i plotë:

Image
Shkrimi i Avdullah Hotit

Kujtojmë se Bislimi ka komentuar mundësinë që krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet zyrtarisht kusht i Brukselit për heqjen e masave, ndërsa tha se atëherë do të merrnin tjetër kuptim.

Ai tha se i kanë kërkuar Brukselit heqjen e tyre pasi “situata në veri ka de-eskaluar”, duke i paralajmëruar: “Mos na detyroni me e eskalu situatën për me tregu që e de-eskalojmë prapë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat