“Rama avokat i Serbisë” - Analisti: Ja çfarë duhet t’i thoshte Blinkenit për Kosovën

Aktuale

“Rama avokat i Serbisë” - Analisti: Ja çfarë duhet t’i thoshte Blinkenit për Kosovën

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 20:14
Edi Rama dhe Anthony Blinken

Analisti Sadri Ramabaja është shprehur se kryeministri Edi Rama u bë avokat i Serbisë gjatë takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në Tiranë.

Komentet Ramabaja i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se Rama nuk duhet t’i quante jo-shtrënguese kërkesat e Serbisë ndaj Kosovës në tryezën e dialogut mes dy vendeve.

Ai tha se udhëheqja shtetërore e Shqipërisë ka dështuar lidhur me çështjen më jetike të momentit për kombin shqiptar, që është ajo e Kosovës.

Në një ambient ku pak më parë ai mund të ketë dëgjuar deklaratën e kryeministrit shqiptar që nënvizonte se kërkesat e Serbisë në tryezën e dialogut nuk janë shtrënguese, sigurisht që të kesh pritje të mëdha është e vështirë.

Kur ne dështojmë si udhëheqje shtetërore apo kombëtare, për çështjen më jetike në momentin aktual, sigurisht që të tjerët e kanë të vështirë të na ndihmojnë. Lufta nuk varet prej Edi Ramës.

Nëse ecet drejt shpërthimit të një lufte siç projekton Serbia në projektin e krijimit të botës serbe dhe nëse i cilëson kërkesat e saj si joshtrënguese në tryezë, që kanë të bëjnë ekskluzivisht me cënimin e integritetit territorial të Kosovës, këtë duhet Rama t’i thoshte Blinkenit në tryezë dhe jo të bëhej avokat i Serbisë”, tha Ramabaja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat