Publicisti dhe analisti shqiptar Ben Andoni në emsionin “Click” në RTV21 tha se sekretari amerikan i shtetit e la të kuptohej se Shqipëria është vendi më i sigurtë në Ballkan.
“ Realisht Shqipëria është vendi më i sigurtë tani në Ballkan për sa i përket marrëdhënieve me fqinjët. Maqedonia e Veriut është përpara zgjedhjeve dhe kuptohet që ka shumë mundësi të kthehet VMRO/ DPE që vazhdimisht ka sjellë probleme qoftë me fqinjët dhe marrëdhëniet ndëretnike. Në Kosovë është vazhimisht rreziku i incidenteve me Serbinë dhe marrëdhënia e ngurtë me Serbinë . Në Malin e Zi pritet të bëhet rrokada e qeverisë ku do ofrohen ministra proserb.”, tha Andoni.
Sipas tij, vlerësimi i Blinken për Shqipërinë ishte duhur.
Në këtë sens Shqipëria jo vetëm që është vend i sigurtë, jo vetëm që është vend që aprovon gjith çka nga SHBA, dhe këtu besoj që është edhe Kosova gati njësoj si Shqipëria . Nga ana tjetër të gjitha resurset e saj në këtë rast resurset e infrastruktures i ka vënë në inters të NATOS dhe në këtë sens besoj që velerësimi i tij ishte i duhur për Shqipërinë”, tha Andoni.