Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, po pretendon se partitë opozitare kanë krijuar llogari false në rrjete sociale, në përpjekje për të krijuar një përshtypje të rreme për Lëvizjen Vetëvendosje.
Manxhuka ka thënë se opozita këtë betejë e ka humbur dhe sipas tij do ta humb sërish.
Ai ka shtuar se më 14 shkurt u vërtetua që VV nuk përkrahje nga “kinezët”, por nga qytetarët e Kosovës.
Reagimi i plotë:
Fake Opozita me Fake Profile
Meqë opozita nuk po mund të investojë në të vërtetën, po investon shumë në të pavërtetën. Ditë më parë ilustruam me foto e video profilet e rreme të LDK-së ndërkaq këto më poshtë janë të PDK-së. Gënjeshtrat që nuk mund t’ja thonë më popullit, duan t’ja thonë tash vetes me fake profile.
Këta të dytët mendojnë se me njerëz nga Izraeli, të cilët kanë shërbyer edhe në Serbi e Shqipëri, të njohur për lajme të rreme e dezinformim mund të krijojnë përshtypje të rreme për VETËVENDOSJE!n.
Këtë betejë e keni humbur dhe do ta humbni sërish. Na akuzuan neve për ‘kinezë’, por me 14 shkurt 2021 e panë që ata janë qytetarë të Kosovës.