Në më pak se 24 orë të mbetura nga përvjetori i 16-të i Pavarësisë së Kosovës, “NEWBORN” një prej monumenteve simbol të 17 Shkurtit, është në përfundim të peizazhit të ri artistik.
Ashtu siç edhe transmetohet nga pamjet në vijim, thuajse e tërë puna është drejt përfundimit.
Kujtojmë së ditë më parë, ideatori i këtij projekti, Fisnik Ismaili në intervistë për EO bëri të ditur mesazhin që do transmetojë ky monument.
Ai ka thënë se tema e këtij viti do të jetë liberalizimi i vizave për kosovarët dhe se çdo shkronjë e këtij obelisku paraqet qytetet evropiane që kosovarët mund t’i vizitojnë pa viza.