Mushkolaj i reagon Abdixhikut: Betejën e ka me Albinin, jo me analistë

Aktuale

Mushkolaj i reagon Abdixhikut: Betejën e ka me Albinin, jo me analistë

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 18:06
Analisti Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj fjalëve të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku për disa analistë.

Mushkolaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “analistët nuk kanë faj që Abdixhiku nuk di të bëjë opozitë”.

Analistët nuk i kanë faj Lumirit pse nuk di të bëjë opozitë, as pse e mendon veten më të fortë se që është në realitet. Nuk i kanë faj as pse ata nuk flasin për LDK qysh ai ka dëshirë. Lumiri, ashtu si pushteti, ka qef "me i kapë" gazetarët, analistët, mediat. Atë e nervozojnë analistët që mendojnë me kokën e vet, që janë profesionistë, që nuk kanë interesa.” – ka shkruar ai.

Më pas, Mushkolaj ka shtuar se Abdixhiku vetë një kohë ka qenë analist.

“Lumirin e nervozojnë analistët që nuk punojnë as me direktiva të pushtetit, as të opozitës. Lumiri është veç një kryetar partie - falë Isa Mustafës. I duhet kohë të bëhet lider.” – ka thënë tutje.

Tutje, Mushkolaj i ka bërë thirrje kreut të LDK-së që të reflektojë dhe të heq dorë nga sulmet ndaj gazetarëve e mediave.

“Ai duhet ta kuptojë se betejën e ka me Albinin, jo me analistët.” – ka thënë ai në fund.

Ndërkohë në një intervistë të dhënë mbrëmjen e kaluar, Abdixhiku u shpreh si vijon:

“Tani që i paguajnë analistët nga 1500 euro deri në 2000 euro në muaj për të sharë opozitën. Në fakt nuk është ide e keqe, pasi që janë bërë analistët kaq prezent në jetën publike është mirë të nisim dhe të kërkojmë deklarimin e pasurisë së tyre. Kish me qenë iniciativë bukur interesant, pasi që kaq të zëshëm janë në kritikën publike, sidomos ndaj opozitës, sidomos ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, jam shumë i interesuar me e ndjekë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat