Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se është meritë e LDK—së, nënshkrimi i marrëveshjes kontraktuale me BE-në për qarkullimin e lirë në Zonën Shengen. Ai tha se Vetëvendosje nuk po ja u njeh këtë sukses teksa shtoi se kjo parti nuk mund ta ndryshojë vullnetin dhe bindjen euroatlantike të Kosovës.
Haziri e kritikoi Qeverinë edhe pjesëmarrjen e të gjitha shtetet e Ballkanit ishin në inaugurim të rrugës evropiane në Komitetin e BE për çështje ekonomike e sociale.
Postimi i plotë:
Vonesa e Republikës sonë u pa edhe dje në Bruksel, ku të gjitha shtetet e Ballkanit ishin në inagurim të rrugës europiane në Komitetin e BE për çështje ekonomike e sociale.
Çka presim më shumë nga kjo shumicë politike kur pikërisht këta e kanë vonuar plot 6 vjet liberalizimin e vizave dhe, si duket, aspiratën euronatlantike do ta vonojnë me dekada fatkqësisht, perveç nëse nuk flet qytetari. Ai është sovran dhe mund ta zbardhë e shkurtojë këtë pritje.
Për kujtesën tuaj, më 2015, Kosova nën qeverisjen e LDK-së, arriti të nënshkruajë marrëveshjen kontraktuale me BE-në dhe mori datën për qarkullimin e lirë në zonën shengen. Por, dolën para dhe nuk ia falën suksesin LDK-së. Sot e asaj dite po ecim prapa.
Veç mund të na e humbin kohën, mundin e sakrificën, por s’mund ta ndryshojnë vullnetin dhe bindjen euroatlantike të Kosovës. Rrugë me një drejtim tash e 35 vjet. Republika e Kosovës s’ka opsion tjetër!