Banimi i përballueshëm, Aliu u bën thirrje komunave që të aplikojnë për përcaktimin e lokacionit.
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, u ka bërë thirrje të komunave të Kosovës që të aplikojnë për përcaktimin e lokacionit të për ndërtimin e banesave për banim të përballueshëm.
Në llogarinë e tij në Facebook, Aliu tha ky është një hap tjetër drejt realizimit të një tjetër zotimi të Qeverisë Kurti.
Ky projekt ishte premtim i Lëvizjes Vetëvendosje në fushatën e fundit zgjedhore.