Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është njoftuar nga INTERPOL, se të gjithë terroristët e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, janë insertuar në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar.
Sveçla e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm, por sipas tij ky vendim do ketë efekt të plotë, kur shteti serb, i cili po i strehon këta terroristë, ia dorëzon autoriteteve tona.
“Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste”, shkruan Sveçla, transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë
Mirëpres njoftimin zyrtar nga selia qendrore e INTERPOL se tashmë janë insertuar në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë.
Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste.