Shala: Kurti nuk realizoi asnjë premtim, shkatoi vetëm kaos në secilin sektor

Aktuale

Shala: Kurti nuk realizoi asnjë premtim, shkatoi vetëm kaos në secilin sektor

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 22:34
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazi është diskutuar rreth qeverisjes tre vjeçare të kryeministrit Albin Kurti.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala duke analizuar realizimin e premtimeve të qeverisë aktuale ka thënë se mos realizimi i premtimeve është në shkallë shqetësuese.

Sipas tij gjatë fushatave parazgjedhore partitë politike mund të premtojnë shumë më shumë se sa mund të realizojnë gjatë një mandati por jo që ka ndodhur në këtë mandate me këtë qeveri nuk ka ndodhur asnjëherë që prej pavarësisë së vendit.

“Ne kemi një spektër të madh të premtimeve të dhëna nga qeveria aktuale dhe kemi një realizim minimal të tyre e në disa fusha as edhe një premtim nuk u realize. Nëse flasim për parametrat ekonomik ne nuk kemi prosperitet nuk kemi zhvillim ekonomik, nuk janë krijuar vende të punës e as nuk u bë ambient më i mirë për biznes, kemi ikje të rinjve në shkallë shqetësuese dhe kemi trajtim tepri joparimor të bizneseve nga kjo qeveri. Poashtu nuk kemi investime të huaja e as investime kapitale që do të ndikonin në rritjen ekonomike”, ka thënë deputeti Shala.

Deputeti Shala i cili në të kaluarën ka qenë edhe ministër edhe drejtor i Trepçës ka thënë se kryeministri aktual ka harruar të gjitha prioritet e përcaktuara nga vet ai dhe tashmë po merret vetëm me dialog të cilin kryeministri në fillim të mandatit e kishte radhitur si prioritetin e shtatë. Pjesë e premtimeve të mëdha të kryeministrit aktual ka qenë edhe fusha e arsimit, ku ishin premtuar shkolla të reja, investime në universitet, shkollim falas për studentët dhe investime në përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend.

Deputeti Shala nga të gjitha këto premtime nuk është realizuar asnjë përveç se është vazhduar një projekt i qeverive të kaluara për Fakultetin Teknik.

Sipas gjatë tri viteve të kaluara nuk ka pasur investime tjera përkundrazi është shkurtuar buxhetin për UP dhe u ulën pagat e stafit akademik.

“Për herë të parë ndodh që një qeveri jo që nuk e mbështet UP, aty ky është epiqendra e dijes, por ka shkurtuar buxhetin për më shumë se 500 mijë euro krahasim më vitin paraprak. Me ligjin e pagave kjo qeveri I ka dëmtuar profesorët universitar, secili profesor merr pagë më të vogël sesa ka marr më herët. Më e keqja është se nuk kemi as investime kapitale, nuk investohet në laboratore, digjitalizim. Poashtu vendosja e ekipeve menaxhuese të UP është antiligjore, aty ka vendosur njerëz të dëgjueshëm dhe jo profesional”, ka thënë deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Një temë tepri me rëndësi sipas Shalës që duhet të sqarohet nga kjo qeveri është blerja e librave sepse në këtë proces janë shkaktuar humbje të mëdha buxhetore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat