Haxhiu akuzon opozitën për pengim të reformës në drejtësi

Aktuale

Haxhiu akuzon opozitën për pengim të reformës në drejtësi

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 23:40
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se opozita po i pengon reformat në drejtësi.

Haxhiu është e bindur se opozita po i pengon reformat për t’i mbajtur njerëzit e vetë brenda sistemit të drejtësisë në mënyrë që t’i çojnë përpara interesat e tyre.

A e kuptoni rezistencën e madhe që po ndodhë kundrejt reformave nga opozita? Jo vetëm që këtë e kundërshtojnë njerëz nga sistemi i drejtësisë, por sidomos opozita. Jam shumë e bindur që arsye për këtë janë që t’i ruajnë individët që i kanë brenda sistemit dhe që të arrijnë t’i shtyjnë interesat që i kanë pasur në vazhdimësi”, tha ajo në tëvë1.

Ministrja ka thënë se reforma në Këshillin Prokurorial është e domosdoshme.

“Te Këshilli Prokurorial që është po aq e rëndësishme si reformë tashmë kemi tri opinione te Komisionit të Venecias për çështjen e Këshillit Prokurorial. Sepse, ne kemi synuar që ta zbatojmë strategjinë për sundimin e ligjit në mënyrë që ta ulim numrin e anëtarëve në Këshillin Prokurorial nga 13 në 7. Sepse, është evidentuar edhe nga Komisioni i Venecias edhe nga Gjykata Kushtetuese, pavarësisht që e kishte shpallur ligjin të pavlefshëm, e kishte evidentuar ekzistimin e korporatizmit brenda sistemit prokuroria. Pra, nuk ka vende demokratike një strukturë të tillë siç për momentin ekziston në Këshillin Prokurorial”, shtoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat