Adriatik Kelmendi, moderatori i emisionit “Rubikon”, ka shpërndarë një fotografi nga dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008.
Në shkrimin e tij, Kelmendi ka treguar se fjalët kur tregoi se Kuvendi ka shpallur Kosovën shtet të pavarur, janë fjalët më të çmueshme të tij, që i ka shqiptuar në televizion.
Në fund, gazetari Kelmendi ka uruar 16-vjetorin e shtetit.
““Kuvendi i Kosovës sapo shpalli Kosovën shtet të pavarur”, janë fjalët më të çmueshme, të cilat ndonjëherë i kam shqiptuar live në transmetim televiziv.
Data 17.02.2008!
Urime 16-vjetorin, shteti ynë!” – shkroi ai.